
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka deklaruar se, po punohet per te goditur grupet kriminale qe kane nje bashkepunim te ndersjellte mes Shqiperise dhe Kosoves.
“Nje veprimtari kriminale, e cila shtrihet ne territore te ndryshme nuk mund te realizohet pa bashkepunimin e institucioneve. Sofistikimit te krimit t’i pergjigjemi me bashkepunim”, u shpreh Nishani.
Po ashtu edhe homologu i tij kosovar, Zenun Pajaziti, theksoi se per grupet kriminale qe veprojne ne kundershtim me ligjin nuk ka lajme te mira dhe se dy vendet do te punojne per t’i shperbere ato.
Nishani ka deklaruar se po punohet ne prag te sezonit turistik te ketij viti per te siguruar shtetasit e Kosoves qe do kalojne pushimet ne Shqiperi, per te patur nje situate sa me komode.
Top Channel