
Olimpik Marseja do te jete e privuar nga kapiteni i saj, Lorik Cana, ne ndeshjen e kesaj jave kunder Liles, per shkak te kartonit te kuq te marre ne fundin e ndeshjes kunder Lorient,pas grindjes me lojtarin kundershtar,Arnaud Le Lan.
Behet fjale per nje ndeshkim shume te diskutueshem, i cili tashme ka prodhuar nje debat te ashper ne France. Per disa, gjyqtari i ndeshjes mund ta kishte evituar ndeshkimin me karton te kuq te te dy lojtareve, pasi ata kane kontestuar rivenien anesore per shkak se vendimi i arbitrave nuk ka qene i qarte.
Ndersa anesori e kishte dhene per rivenien anesore per skuadren e Lorient, ndersa gjyqtari kryesor Thual e kishte dhene per Olimpikun e Marsejes.
Reagimi i Canes per te mos e leshuar topin, konsiderohet i gabuar nga disa. Sipas tyre, si kapiten, atij i takon te kontrolloje nervat ne fushe dhe te jete nje shembull per te gjithe. I pyetur ne lidhje me kete, ka dhene
mendimin e tij edhe trajneri Erik Gerets: “eshte nje budallallek, thote trajneri i Marsejes. Nese e shikojme mire aksionin, verejme se ndeshkimi i te dy lojtareve eshte i ekzagjeruar”, nenvizoi trajneri belg i Olimpikut.
Nje karton i verdhe per te dy lojtaret mund te kishte qene vendimi me i mire, sidomos pasi Cana dhe Lan u qetesuan menjehere, edhe pse pak sekonda me pare ishin perplasur ne toke si te ishte nje zenke mes “nxenes shkollash”. Madje, pjesen e mbetur ne ndeshjes te dy e kane pare bashke ne hyrjen e tunelit qe te çonte per te dhomat e zhveshjes.
“eshte me mire t’i anulojne kartonet e ne te paguajme gjoben. Sinqerisht ka gjeste edhe me te rrezikshme. Kur ne ishim ne toke, nuk shkembyem asnje goditje midis nesh. Ne ishim te bindur qe te dy se topi na perkiste secilit. Me pas na shpetoi situata nga duart, kjo eshte njerezore. Nese ne tunel do te kishim ndonje birre, ne do te kishim pire me shume kenaqesi se bashku, pasi midis nesh nuk ekziston asnje problem”, tha me te qeshur Le Lan.
Ne fakt,shqiptari shquhet per shpirtin e tij luftarak dhe per kete arsye ai konsiderohet si nje nga lojtaret me rendesishem te Marsejes.
Top Channel