NATO: Maqedonia te zgjidhe ceshtjen e emrit
21/04/2009 16:20
Ambasadorja e NATO-s ne Shkup, Simona Filipini i ka bere te qarte Maqedonise se nuk duhet te prese qe Aleanca te ndryshoje rregullat e pranimit te anetareve te rinj.
Sipas saj, qeveria e Shkupit duhet te angazhohet qe te zgjidhe sa me pare kontestin e emrit me Greqine, ne menyre qe te anetaresohet.
“Askush nuk duhet ta llogarise nje gje te tille. NATO eshte nje organizate qe vendimet i merr me konsensus dhe keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Per integrimin e Maqedonise e vetmja pengese eshte ceshtja e emrit”, ka pohuar Filipini.
Top Channel