
Ne pjesen veriore te Mitrovices, te banuar me shumice serbe ka filluar kthimi i banoreve shqiptare.
Qe prej vitit 1999 mbi 10 mije shqiptare jane zhvendosur nga pronat e tyre ne veri te qytetit te ndare buze lumit Iber.
Kthimi i nente familjeve te para ne nje lagje te njohur si Lagjja e Doktoreve ne veri te Mitrovices u be i mundur pas investimeve te qeverise dhe pushtetit lokal per rindertimin e shtepive te tyre.
Sabit Mustafa eshte njeri nga banoret e kesaj lagje, i cili pas shume vitesh po pergatitet te hyje ne shtepine e tij te rindertuar, e cila ishte djegur nga serbet.
“Kemi filluar ndertimin sepse qeveria na ka ndihmuar dhe na ka dhene shpresa per t’u kthyer ne kete lagje. Ka dhjete vjet qe kam dale nga kjo lagje, por tani ndjehem shume mire. Nuk kam probleme, eshte vendi im, shtepia ime”, thote Mustafa.
Top Channel