Kosova, Ahmadinexhad s’e perjashton njohjen
21/04/2009 15:10
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad nuk e perjashton mundesine qe vendi i tij te njohe pavaresine e Kosoves.
Ne nje prononcim per mediat, Ahmadinexhad eshte shprehur se politika e jashtme e Teheranit ka si qellim paqen ne rajonet e ndryshme te botes.
“Politika jone e jashtme eshte e bazuar ne permbushjen e paqes, sigurise dhe vllazerise. Ne jemi duke kerkuar zgjidhje me te gjere per problemet globale dhe rajonale, pasi besojme se ato nuk duhet te zgjidhen permes hakmarrjes”, ka pohuar Ahmadinexhad.
Ai ka shtuar se ceshtja e Kosoves po trajtohet nga Teherani dhe se Irani ka lidhje te mira me te gjitha vendet e Ballkanit, perfshire Shqiperine.
Top Channel