Jeremic, keqardhje per njohjen e Arabise Saudite
21/04/2009 09:00
Ministri i Jashtem serb ka shprehur keqardhjen per vendimin e Arabise Saudite, e cila njohu shtetin e Kosoves.
“Vendimi erdhi ne kohen kur Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage duhet te deklarohet per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves”, tha Vuk Jeremic ne Bruksel pas takimit me komisionerin per Zgjerim te BE-se, Oli Rehn dhe shefin per Politike te Jashtme e Siguri, Havier Solana.
Jeremic perseriti se pavaresisht nga rrethanat, Serbia asnjehere nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. 58 shtete kane njohur deri tani pavaresine e Kosoves, ndersa vendimi i Arabise pritet te kete ndikim ne Konferencen Islamike.
Top Channel