Jemini: Si ka mundesi qe Partizani luan kaq mire?!

21/04/2009 08:55

Çudite ne futbollin shqiptar duket se nuk kane te sosur. Episodi i radhes ka ndodhur menjehere pas derbit Partizani- Tirana, te mbyllur ne barazim 2-2, ku protagonist ishte gjyqtari i ndeshjes, Lorenc Jemini.

Pas fershellimes finale, ai hyri ne dhomen e zhveshjes se te kuqve dhe u shpreh i çuditur per faktin se si skuadra e drejtuar nga Shpetim Duro arrin te luaje futboll kaq te bukur.

 “Arbitri Jemini u fut ne dhome pas derbit dhe iu drejtua futbollisteve me fjalet: ‘Jam çuditur si ka mundesi qe ju luani kaq mire’. Fillimisht askush nuk reagoi, sepse ‘vizita’ e gjyqtarit ishte e papritur. Per me teper qe lojtaret nuk dinin se si te pergjigjeshin”, pohuan burime prane klubit kryeqytetas.

Pasi e kane marre veten nga komenti i pazakonte i “xhaketes se zeze”, lojtaret e Partizanit i kerkuan llogari per disa episode qe u regjistruan ne fushe. Me i diskutueshmi ishte kartoni i verdhe i portierit bardheblu, Blendi Nallbani, per nje faull te shkaktuar jashte zone ndaj Marius Ngjeles.

Habia e gjyqtarit Lorenc Jemini per paraqitjet e mira te Partizanit mund te argumentohet me sezonin problematik te skuadres. Kriza financiare ne klub, ku lojtaret luajne pa u paguar (prej afro nje viti nuk marrin rroga), eshte reflektuar ne fushen e lojes.

Gjithsesi, qe prej emerimit te trajnerit Shpetim Duro, te “demat” kane ndryshuar shume gjera. Duke filluar qe prej lojes se mire, te kujdesshme ne mbrojtje dhe kundersulme “vrasese”, e deri te rezultatet. Ne takimet e luajtura ne vitin 2009, ecuria e te kuqve ka qene e njejte me ate te skuadrave qe pretendojne nje vend ne Kupat e Evropes.

Ne javen e 17-te te Superiores ata kishin vetem 13 pike, ndersa gjate ketij viti Partizani ka grumbulluar 17 pike ne 11 ndeshje (duke fituar 4 vende ne renditje). Qe prej muajit shkurt ata kane fituar vetem 2 pike me pak se Dinamo e vendit te trete dhe tre me pak se Shkumbini i vendit te katert, nderkohe qe kane ecuri te ngjashme
me Teuten.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta