I vene zjarrin shkolles per te djegur regjistrat

21/04/2009 08:25

Dikush i interesuar per te zhdukur dokumentacionin e nje shkolle nentevjecare ne nje fshat te Kavajes, ka marre guximin per te hyre fshehtas brenda saj dhe te djege disa regjistra.

Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur nxenesit dhe stafi pedagogjik jane larguar nga shkolla. Policia eshte njoftuar se ne fshatin Rrostej te Kavajes, ka rene zjarr ne shkollen 9-vjecare.

Flaket jane shuar shpejt dhe eshte vene re se zjarri ka qene i qellimshem, pasi ishte perhapur vetem ne zyren ku ndodheshin regjistrat e shkolles. Policia tha se jane vene ne dijeni edhe nga stafi i shkolles sa aty ndodheshin regjistrat e viteve 2000-2001 dhe e viteve 2006-20007.

Mendohet se veprimi eshte bere me qellim nga persona te caktuar, te cilet kane pasur nevoje te falsifikojne dokumentet shkollore. Policia tha se po verifikon gjithe rastet e mundshme, me qellim identifikimin dhe kapjen e autorit te ketij zjarri te qellimshem.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta