
KESH prezantoi studimin e plote mbi mundesite e ndertimit te hidrocentraleve ne lumenjte e Vjoses, Drinit te Zi dhe Semanit. (UPDATE)
Ky eshte i pari studim pas 20 vitesh qe behet mbi kapacitetet e lumenjve shqiptar.
Ai eshte realizuar nga nje studio franceze, dhe eshte financuar nga vete Korporata me rreth 1 milion euro. Per rreth 8 muaj specialiste franceze te hidro-energjitikes, sizmikes dhe mjedisit kane bere matjet.
Keshtu ne total mbi keta lumenj mund te instalohet nje fuqi prej 721 mega vatesh, ndersa kapaciteti prodhues arrin deri ne 2,8 miliard kilovat ore.
Vjosa kthehet ne kaskaden e dyte pas Drinit per nga fuqia, ndersa hidrocentralet qe mund te ndertohen mund te shkojne ne tre.
“Kaskada e Vjoses do te behet e dyta per nga rendesia per prodhimin e energjise”, u shpreh kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi.
Sipas tij, ne zonat qe jane shpallur monumente kulture nuk do te aplikohet teknologjia e digave, ndersa per tokat bujqesore qe mund te permbyten do te behet nje llogaritje e mire mbi perfitimet ekonomike.
Studimi do t’i kaloje per miratimin qeverise shqiptare dhe do te jete ajo qe vendose nese do te ndertohen hidrocentrale te reja ne keto lumenj.
Top Channel