Qeveria e Kosoves duket e vendosur te hyje ne tregun e telefonise celulare ne Shqiperi.

Post-telekomunikacioni i Kosoves eshte kompania qe mori licensen e operatorit te katert dhe per zevendesministrin e Transporteve te Kosoves, ky eshte nje rast i mire per te zhvilluar tregun dhe lehtesuar komunikimin telefonik mes Shqiperise dhe Kosoves.

“Eshte nje investim rajonal, qe do t’i kontribuoje tregut rajonal. Eshte bere vleresimi nga komisioni vleresues dhe PTK eshte kualifikuar. Por vendimi perfundimtar do merret ne Parlamentin e Shqiperise. Kjo do ndikoje ne uljen e kostos se komunikimit mes qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves”, deklaron zevendesministri Adem Grabovci.

Top Channel