“Fazllic”, procesi per afatin tre dite para perfundimit

21/04/2009 16:05

Gjykata e Tiranes cakton kater majin si diten kur do te shqyrtoje kerkesen e biznesmenit Damir Fazllic per mbylljen e hetimeve te prokurorise shqiptare ndaj tij.

Ne nje kohe qe dy prokuroret e ceshtjes vendosen te shtyjne afatet hetimore deri ne 7 maj si data e fundit, gjyqtari Gjin Gjoni pritet te hape procesin pikerisht tre dite para perfundimit te kesaj kohe, qe eshte ne dispozicion te hetimeve.

Lajmi behet i ditur nga burime jo zyrtare te cilat u shprehen se nese gjykata pranon ankesen e avokateve mbrojtes te Fazllic kunder shtyrjes se afatit te hetimit, atehere ka gjasa qe te rrezikohen serisht hetimet e prokurorise dhe kjo ceshtje mund te pesoje fatin e ceshtjes se Lulzim Bashes.

Nderkohe dy prokuroret e Task Force, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka jane ende te pritje te leterporosive derguar ne Qipro dhe Zvicer per llogari te hetimeve mbi serbo-boshnjakun Fazllic, i dyshuar per pastrim parash.

Rastesisht 4 maji perkon edhe me celjen e seances se pare ne ngarkim te 30 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit, ne  te cilen Gjykata e Larte pritet te perballet fillimisht me mungesen e ambienteve apo te salles, pasi pervec numrit te madh te te akuzuarve do te kete jo vetem interesim te medias, por edhe te familjareve te viktimave te tragjedise.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta