Dunga “perjashton” Adrianon nga kombetarja

21/04/2009 15:45

Adriano humbet vendin ne kombetaren e Brazilit pas problemeve personale qe po e largojne perdite e me shume nga futbolli i luajtur.

Trajneri i Selecaos, i pranishem dje ne mbremje ne “San Siro” per te ndjekur brazilianet e skuadres se tij ne ndeshjen Milan-Torino, i ka mbyllur dyert ish “perandorit”. “Duhet te rigjeje entuziazmin per te luajtur para se gjithash. Duhet te presim dhe shpresojme ta rishikojme sa me shpejt ne fushe.

Do jete shume e veshtire qe te veshe fanelen e Brazilit per Kupen e Konfederatave”, shprehet tekniku. Ai nuk ka lene asnje mundesi as per sulmuesin e Juventusit, Amauri. “Duhet te presim qe ai te aktivizohet me bardhezinjte sistematikisht, gje qe nuk e ben prej kohesh”, thekson Dunga. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta