Dhunojne te miturin, paditen policet

21/04/2009 13:40

Policia dhe Avokati i Popullit paditen 4 efektiva te Komisariatit te Peshkopise, te cilet akuzohen per dhune ndaj nje te mituri.

Drejtori i Policise Ahmet Premci dhe Avokati, Ermir Dobjani deklaruan se prej te dhenave te grumbulluara rezulton se 15-vjecari Edison Lleshi eshte keqtrajtuar ne ambientet e komisariatit dhe si pasoje e dhunes se ushtruar eshte hedhur nga kati i trete i nderteses ku qendronte.

Dy zyrtaret njoftuan se pervec pezullimit nga detyra, policet do te pergjigjen para gjykates per aktet e kryera.

Top Channel