Calderon akuzon Perez: Tradhetoi flamujt

21/04/2009 21:45

Lufta per zgjedhjen e presidentit te ri te Real Madrid ka nisur me shume se nje muaj para zgjedhjeve.

Ish presidenti Ramon Calderon i larguar pas presionit te mediave per shkak te nje skandali, ka akuzuar ashper pretendentin kryesor, Florentino Perez. Ai ka shenjestruar kundershtarin, duke e akzuar per “tradheti” ndaj dy flamujve te skuadres.

“Vetem nje revolte popullore pengoi largimin e Iker Casillas nga Real Madrid sepse po te ishte per te do kishte perzene edhe sulmuesin Raul”, eshte shprehur Calderon ne nje interviste per “Al Jazeera Sport”.

Zgjedhjet per postin e lene vakant para pak muajsh do zhvillohen ne fund te majit. Perez eshte kandidati qe ka premtuar blerjet me te bujshme, prandaj ai konsiderohet edhe si emri me i pelqyer ne radhet e aksionereve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA