Komisioni Europian do t’i rekomandoje Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian, heqjen e vizave per Maqedonine dhe ndoshta per Serbine

Komisioneri Oli Rehn deklaroi ne mbremje se nese plotesohen kushtet, ai shpresonte se rekomandimi do te mund te behej ne fund te muajit qershor, me qellim qe qytetaret serb me pas te mund te levizin lirshem ne Bashkimin Europian.

I pyetur nese Komisioni do te perfshije dhe Shqiperine ne rekomandimin e qershorit per heqjen e vizave, Rehn tregoi se duhen permbushur me pare kriteret.

“Te gjitha vendet nisin kete proces me shanse te barabarta dhe ne aplikojme te njejtat masa ndaj tyre. Varet nga vete vendet, nese, bazuar mbi meritat individuale, do te plotesojne kushtet sic jane pajisja me pasaporta biometrike, garantimi i sistemit te sigurise se integruar te kufinjve por edhe çeshtje te tjera te rendesishme per sigurine e brendshme te Bashkimit Europian. Vetem pasi ne te Komisionit te jemi bindur, atehere mund te bindim ministrat e Brendshem te BE-se dhe mund te presim qe Keshilli te ndjeke rekomandimet e Komisionit. Kete gje e bejme vend pas vendi dhe nuk ka rendesi se ç‘emer ka vendi por rendesi ka aftesia e ketoj vendi per te permbushur kushtet e vendosura ne udherrefyes”, u shpreh Rehn.

Megjithe tolerancen e treguar nga komisioneri Rehn per liberalizimin e vizave me Serbine, shefi i diplomacise se Beogradit Vuk Jeremic deklaroi i prere se Serbia nuk do ta njoh kurre Kosoven, edhe nese ceshtja e ngritur ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage rrezohet.

“Pritshmerite tona jane shume te forta qe gjykata do të vendose duke u bazuar mbi ligjet nderkombëtare, por nese insistoni, Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven ne asnje rrethane, cilado qofte ajo, kurren e kurres.”

Ministri i jashtem serb shtoi se ai shpresonte qe pas Arabise Saudite, asnje vend tjeter nuk do ta njihte pavaresine e Kosoves.

Top Channel