
Kete fundjave Moto GP do garoje ne pisten japoneze te Motegit ku do luhet akti i dyte i sezonit qe pritet te perplase edhe nje here dy pilotet favorite, Valentino Rossi dhe Casey Stoner.
Ky i fundit arriti te triumfonte ne Katar nen regjimin e prozhektoreve, por “doktori” ndihet optimist per garen e radhes. “Kam kujtime shume te bukura nga Motegi. Fitorja e vitit te shkuar ishte e mrekullueshme pas dy sezoneve pa asnje titull”, shprehet italiani i Yamaha-s, i cili u rishpall kampion bote pikerisht ne kete cirkuit.
“Gjate viteve te fundit, Motegi nuk ka qene nje nga pistat me te preferuara per mua por ne 2008-en fshiu cdo kujtim te keq dhe shpresoj qe kjo piste te me jape kenaqesi edhe ne te ardhmen”, thekson Rossi. Me tej, ai ka folur per garen ne Losail, duke thene se motori nuk ka reaguar ashtu sic priste. “Do perpiqemi te permiresojme asetin tone gjate provave te lira, ne menyre qe diten e diele te jemi ne nivel te larte”, shton italiani.
Top Channel