
Partite politike ne Maqedoni, pas perfundimit te zgjedhjeve vendore kane filluar bisedimet per formimin e koalicioneve.
Negociatat jane duke u zhvilluar kryesisht ne komunat me te medha, ku partite per te arritur shumicen e nevojshme ne keshillat komunale jane te detyruara te formojne koalicione.
Ne Tetove, Gostivar, Diber, Cair dhe komunat e tjera, priten koalicione edhe me partite maqedonase.
BDI ne shumicen e komunave kryeson me keshilltare komunale dhe ajo pritet te formoje shumicen, duke perfshire edhe parti me te vogla.
Nga ana tjeter, PDSH pritet te formoje qeverine lokale ne komunen e Tetoves, ndersa ne Gostivar lista e kandidatit te pavarur Rufi Osmani gjithashtu do te formoje shumicen.
Keshtu qe ne keto dy qendra shqiptare pritet perfshirja ne koalicion edhe e partive te komuniteteve te tjera.
Top Channel