Jeremic: Argumentat ne GJND, ne favor te Serbise
20/04/2009 16:10
Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar sot se argumentat e paraqitur ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves anojne ne favor te Serbise.
Sipas shefit te diplomacise serbe, nje fakt qe e konfirmon kete deklarate eshte shkelja qe i eshte bere rezolutes 1244 me shpalljen e pavaresise.
“Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne historine e saj nuk ka gjykuar asnjehere ndonje rast te shkeputjes se territorit”, ka pohuar Jeremic.
Ai e ka lidhur shpalljen e pavaresise se Kosoves me precedentet qe ajo mund te shkaktoje tek vendet e tjera.
Top Channel