Ferrari behet gati per difuzoret e rinj

20/04/2009 21:20

Ferrari ka parashikuar te beje ndryshime radikale ne makine pas deshtimit te plote edhe ne garen e trete, ate te Shangait ne Kine.

Per te rekuperuar terren, tek kokekuqja do montohen difuzoret e famshem qe u kane dhene “krahe” skuderive Red Bull e Brawn Gp. Por edhe nese me difuzoret e rinj gjithcka do shkoje keq, atehere inxhinieret do mendojne per makinen e vitit 2010.

“Ne Bahrein makina do jete e njejte me ate te Kines. Per sa i perket sistemit Kers, duhet te zgjidhim disa probleme para se ta perdorim”, shprehet shefi i skuderise, Domenicali. Mungese besueshmerie, gabime dhe shpejtesia e vogel kane penalizuar Ferrarin kete fillim sezoni pasi ne tre gara asnje nga pilotet nuk ka arritur te marre pike.

Felipe Massa nuk e mbylli dot garen e Kines per shkak te nje problemi elektrik kur ndodhej ne vendin e trete, ndersa Kimi Raikkonen me te njejten makine nuk arriti te renditej ne teteshen e pare.

“Ne Spanje mund te bejme ndryshime. Per momentin mund te punojme ne te gjitha frontet per te shpetuar sezonin. Duhet te ruajme qetesine dhe te punojme shume. Te hyjme ne panik tani nuk do sherbente per asgje. E dime se kemi shume gjera per te bere. Jemi te gjithe ne krah te Massa-s dhe Raikkonen pasi kjo eshte e vetmja rruge per te dale nga kjo gjendje”, thekson Domenicali.

Top Channel