
Krivbas Krivji Rig fiton 2-1 kundër Dinamos së Kievit, skuadrës që po ecën e sigurt drejt titullit kampion në Ukrainë, falë klasit të jashtëzakonshëm të Dorian Bylykbashit.
Fantazisti kuqezi ka qenë protagonist në aksionet e të dyja rrjetave të vendasve, me Motuz dhe Karpenko, që përmbysën avantazhin e miqve. Përveç Bylykbashit, edhe dy shqiptarët e tjerë të Krivbasit, Ervin Bulku dhe Isli Hidi janë aktivizuar përgjatë gjithë lojës.
Në minutat e fundit, “gardiani” u ndëshkua me karton të verdhë, për vonesa të qëllimshme. Lorik Cana ka luajtur 89 minuta në fitoren 2-1 që Olimpik Marseja arriti në fushën e Lorient. Skuadra e Gerets mbrojti kreun në Ligën 1, por mesfushori shqiptar do të jetë i pezulluar në sfidën me Lilën.
Gjyqtari ndëshkoi Canën dhe Lë Lan me karton të kuq, edhe pse kundërshtari e hodhi kuqeziun në tokë nga kundërshtari, kur loja ishte e ndaluar. Në Serinë A, Bogdani luajti 80 minuta në fitoren 2-0 që Kievo arriti në fushën e Sienës, duke u vlerësuar me notën 6.
Top Channel