Vendeve qe kane njohur pavaresine e Kosoves u eshte shtuar sot edhe Arabia Saudite, vendi me me shume influence ne boten arabe.

Lajmin per kete vendim e ka bere te ditur Ministria e Jashtme lokale permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen shprehet e bindur se njohja e shtetit te ri do te kontribuoje ne forcimin e marredhenieve mes dy vendeve.

“Ne vijen e lidhjeve fetare dhe kulturore me popullin e Kosoves dhe duke respektuar vullnetin e tij per pavaresi, mbreteria shpall njohjen e Republikes se Kosoves”, thuhet ne komunikate.

Pas Emirateve te Bashkuara Arabe, Arabia Saudite eshte vendi i dyte i Gjirit qe njeh pavaresine e Kosoves, duke u bere keshtu vendi i 58-te qe ka pranuar ekzistencen e shtetit te ri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta