Ne zgjedhjet e ardhshme vendore qe do te mbahen ne Prishtine, kryetari aktual i bashkise Isa Mustafa do te kete perballe kandidatet Akan Ismaili nga PDK dhe Blerim Shala nga AAK.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ndonese nuk ka bere asgje zyrtare, LDK duket se eshte e kenaqur me punen e deritanishme te Mustafes dhe duket se do te dale me ate ne zgjedhje.

Nderkohe, burime prane PDK-se kane deklaruar se menaxheri i suksesshem i IPKO-se, Akan Ismaili mund te jete nje kandidat i forte ne garen per kryeqytetin. Madje ata mendojne se ai mund ta fitoje ate.

Nderkohe, nga radhet e AAK nuk ka pasur asnje prononcim, por Shala eshte kandidati potencial.

Top Channel