Tenis, Nadal fiton ndaj Dxhokovic

19/04/2009 20:15

Numri 1 i botes ne tenis per meshkuj, Rafael Nadal ka mundur Novak Dxhokovic 6-3, 2-6, 6-1 ne finalen e turneut “Masters” te Montekarlos duke arritur rekordin si tenisti i vetem i cili fiton pese here radhazi nje turne ne fushe me dhe.

Nadal nuk e ka filluar mire ndeshjen pasi ne setin e pare rezultati shkoi 3-1 per tenistin serb, megjithate numri 1 i botes rikuperon gjithcka duke fituar 5 gejme radhazi.

Ne setin e dyte Dxhokovic tenton serish dhe arrin ta fitoje ate me rezultatin 2-6.

Nderkohe ne te tretin dhe te fundit Nadal nuk i jep asnje mundesi numrit tre te botes dhe arrin te fitoje perballjen e katert me Dxhokovic.

Kjo fitore tregon fillimin e mbare te nje sezoni te ri ne fushe me dhe per Rafael Nadal, nderkohe qe tenisti serb Novak Dxhokovic mund te kenaqet me arritjen deri ne finalen e ketij turneu dhe me paraqitjen e setit te dyte te finales.

Top Channel