
Edhe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, organizata te ndryshme buxhetore nuk kane larguar nga listat e pagave punonjesit serbe, te cilet funksionojne ne sisteme paralele dhe nuk njohin autoritetet kosovare.
10 vjet pas luftes, dhe Ministria e Shendetesise ende nuk arrin t’i kontrolloje punetoret e saj shendetesore te komunitetit serb.
Vetem ne Komunen e Kamenices 60 punonjes shendetesor menjehere pas perfundimit te luftes kane braktisur vendet e punes dhe me udhezime nga Beogradi kane krijuar institucionet e tyre paralele.
“Paga gjithsej marrin 62 punetore, ata marrin paga te cilat nuk i nenshkruajne, jane paga te garantuara, prej se ka filluar sistemi shendetesor pas luftes ata jane futur ne listen e pagave ashtu sikur jane fut edhe pjesa shqiptare”, deklaron Nebi Sylejmani, drejtor i Drejtoratit te Shendetesise ne Kamenice.
Nga ana tjeter ne qendren kryesore shendetesore ne Kamenice, i gjithe personeli mjekesor i takon komunitetit shqiptar me perjashtim te nje punetoreje e cila eshte me kombesi rome.
Mjeku specialist i Mjekesise Familjare, Gani Krasniqi tregon se ne kete qender kerkojne sherbime mjekesore vetem shqiptaret, nderkohe qe vizitat e serbeve jane teper te rralla dhe ato behen kryesisht gjate diteve te festave.
“Para lufte ka qene ambulance multietnike, kurse me fillimin e pas luftes ata jane ndare e kane ambulancen e tyre ne qender te qytetit dhe sherbimet i kryejne atje”, shprehet Krasniqi.
Zyrtaret shendetesore flasin per tri qendra te mjekesise familjare ne te cilat eshte shperndare personeli mjekesor serb. Ndonese funksionojne te ndare, serbet per dallim nga shqiptaret nuk jane te pajisur as me licenca dhe kontrata pune.
“Prej vitit 2004 ata nuk kane asgje, as kontrata te nenshkruara, domethene qe jane punetore te ketyre institucioneve”, sqaron Sylejmani.
Jo zyrtarisht thuhet se serbet fillimisht kane qene te kushtezuar nga qeveria e Beogradit per te mos i marre pagat qe dalin nga buxheti i Kosoves.
Por me pas kjo ka ndryshuar, ata kane hapur xhirollogari te reja bankare dhe kane filluar t’i terheqin parate e tyre ne grupe.
Top Channel