Partizani-Tirana, derbi nr.132

18/04/2009 09:45

Derbi numer 132 me Partizanin e Tiranes duket se do te ndeze javen e 18-te te sezonit 2008-2009 te kampionatit shqiptar te sezonit.

Do te jete pikerisht kjo perballje, nje nder sfidat me te rendesishme te kesaj fundjave. Tri piket jane jetike per objektivat e dy skuadrave, edhe pse ambiciet e tyre per shkak te pozicionimit ne tabelen e klasifikimit jane krejtesisht te ndryshme.

Tiranes i duhet fitorja per te mos i lene asnje shans Vllaznise ta udheheqe e vetme kampionatin, pasi nje gje e tille do te vinte ne rrezik objektivin primar te bardhebluve, titullin kampion. Ndersa nga ana e tyre te kuqte jane te perfshire ne luften e ethshme per te mos rene nga kategoria.

Per momentin pozicionohen ne vendin e 8-te ne kuoten e 29 pikeve, po aq sa edhe Lushnja e vendit te 9-te. Nje fitore ne derbi do ta bente Partizanin te ndihej me i lehtesuar ne javet ne vazhdim.

Por skuadra e presidentit Xhani mund te mjaftohet edhe me nje pike, nese rivalet nuk do te kene ecuri te mire ne kete fundjave ne ndeshjet e tyre perkatese.

Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, e konsideroi Tiranen si rivalen e perjetshme dhe kundershtaren e radhes ne kampionat, por eshte i bindur se skuadra e tij eshte e afte t’u marre pike bardhebluve. Edhe pse Partizani ka nje diference prej -25 pikesh me Tiranen kryesuese e ne dy ndeshjet e fundit ne kampion kane humbur si me Dinamon e Vllaznine, optimizmi ne shtepine e kuqe para derbit me 23-here kampionet eshte i larte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta