Persona te panjohur sulmuan me arme zjarri Policine e Kosoves ne fshatin Kamenice te komunes veriore Leposavic. Ngjarja ndodhi ne oret e para te se shtunes.

Sic njofton zedhenesi i rajonit te Mitrovices, Besim Hoti, njesiti i policise vuri re nje traktor pa shenja ndricimi, i cili po hynte ne rrugen kryesore. Policet e ndalen per te bere verifikimet e mjetit dhe tre personave qe gjendeshin ne traktor. Kur ata vendosen ta ndalojne traktorin, jane degjuar disa te shtena ne drejtim te automjetit te policise.

Tre te dyshuarit braktisen traktorin dhe jane larguar ne drejtim te panjohur. Ne cilesine e provave materiale, policia ka gjetur shtate gezhoja te kalibrit 7.62 mm. Pas verifikimit te te dhenave te traktorit, policia vertetoi se mjeti ishte vjedhur ne shtepine e nje 52 vjecari, banor i Kamenices te Leposavicit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta