Jeremic: Vendimi i GJND-se, vitin e ardhshem
18/04/2009 09:00
Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka deklaruar se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven nuk mund te merret pepara mesit te vitit 2010.
Sipas tij, debati i pare verbal perpara kesaj gjykate do te mbahet ne muajin dhjetor. Jeremic shtoi se qendrimin e Serbise e kane mbeshtetur Kina, Rusia, Argjentina, Qipro, Egjipti, Brazili, Spanja, Rumania, Sllovakia, Irani, Azerbejxhani dhe disa vende tjera, ndersa Kosoven e mbeshtesin Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet.
Dje Kosova dhe Serbia depozituan dokumentacionet perkatese ne GJND.
Top Channel