
Pole Position per Sebastian Vettel me Red Bull ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Kines ne Formula 1.
Gjermani i skuadres Red Bull ka regjistruar kohen me te shpejte ne provat zyrtare duke mposhtur mitin Brawn GP. Menjehere pas tij me kohen e dyte me te shpejte eshte renditur ish-kampioni i botes Fernando Alonso me Renault. Paraqitja e spanjollit i ka befasuar te gjithe.
Kohen e trete me te shpejte e regjistroi piloti tjeter i skuadres Red Bull, Mark Webber duke lene ne vendin e katert dhe te peste Rubens Barrichello dhe Jenson Button.
Vazhdojne problemet per dy skuadrat e medha si Ferrari e McLaren.
Kimi Raikkonen ishte i vetmi pilot per skuadren nga Maranelo qe mori pjese ne minisesionin e trete dhe te fundit te provave zyrtare, por qe nuk mundi te regjistroje nje kohe me te shpejte se vendi i tete, duke lene prapa kampionin e botes ne fuqi, Hamilton vetem ne vendin e nente.
Gara do te zhvillohet ne oren 09:00 dhe si gjithnje evenimenti do te transmetohet drejtperdrejt nga Top Channel.
Top Channel