Domenicali pranon krizen tek Ferrari

18/04/2009 15:20

Vendi i tete per Kimi Raikkonen dhe i 13-ti per Felipe Massa-n ka zhgenjyer serish mbeshtetesit dhe drejtuesit e skuderise Ferrari qe kete sezon nuk ka arritur ende te marre asnje pike.

Shefi i skuderise, Stefano Domenicali ka deklaruar se me shume se kaq nuk mund te benin ne provar zyrtare te Shangait.

“Sa keq qe Felipe nuk hyri ne fazen e trete. E dinim qe do ishte nje fundjave e veshtire por tani kemi nje gare dhe duhet te perqendrohemi aty. Duhet te perpiqemi te nxjerrim maksimumin e potencialit per te marre sa me shume pike. Problemi eshte gjithmone i njejti; nuk kemi shpejtesine e nevojshme”, shprehet Domenicali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta