Derbi ndan barazimin 2-2, Vllaznia ndalet ne Durres

18/04/2009 18:35

Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana eshte mbyllur ne barazim 2-2, por bardheblute arrijne te shkeputen me nje pike me shume se Vllaznia e vendit te pare, duke perfituar nga humbja e shkodraneve ne Durres 1-0.

Ne takimin e zhvilluar ne “Qemal Stafa”, Tirana kaloi e para ne avantazh, por Partizani shenoi dy here dhe vetem ne fundin e ndeshjes, bardheblute fiksuan shifrat 2-2.

Ne Durres, Teuta iu fal nje goli te Miles ne minuten e 61-te, duke ndalur Vllaznine, ndersa Besa dhe Dinamo barazuan 1-1 me gola te Lecit dhe Cekos. Fitore edhe per Shkumbinin 1-0 ndaj Lushnjes me Gol te Dervishit.

Fale ketij rezultati, peqinasit ngjiten ne vendin e trete, ndersa Elbasani rikthehet tek fitorja pas shume kohesh duke mundur 2-1 Bylisin. Takimi i vetem pa gola i javes se 28-te eshte ai mes Flamurtarit dhe Apolonise.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta