
Carlo Ancelotti jep shenja afrimi me skuadren e Chelsea. Tekniku qe ka nje kontrate deri ne vitin 2010 me Milanin, nuk e ka mohuar se i pelqen hipoteza se nje dite mund te bashkohet me skuadren londineze.
“Nuk do shkoj tek Chelsea edhe pse nuk mendoj te qendroj perjete tek Milan. Besoj se heret a vone kjo histori do marre fund. Chelsea eshte nje skuader e madhe dhe nuk mund te them se nuk me pelqen”, thekson tekniku italian, duke lene te kuptohet se blute e Londres e joshin, pavaresisht se ai nuk pranon asgje publikisht.
Edhe kapiteni Paolo Maldini eshte shprehur i bindur se e ardhmja e teknikut eshte tjeterkund. “E pyes perhere nese do qendroje, pro ai gjithmone me thote ta pyes te nesermen…”, deklaron mbrojtesi legjendar kuqezi.
Top Channel