“Kartat”, Rama leter Berishes

18/04/2009 15:25

Ne vijim te shqetesimeve te shprehura ditet e fundit, kreu socialist Edi Rama i ka nisur nje leter kryeministrit Berisha ku mes te tjerave i shkruan: Taksa e votes qe qeveria juaj ka vendosur eshte jo vetem arbitrare, por shkon kunder parimeve te shenjta te lirise dhe cenon te drejten themelore te njerezve per te zgjedhur.

“Te vendosesh nje takse per voten, shprehet Rama, do te thote te njollosesh vendin tone ne syte e komunitetit nderkombetar. Asnje qeveri e vendeve anetare te Bashkimt Evropian, nuk i detyron shtetasit e saj te paguajne per te pasur mundesine per te ushtruar te drejten e tyre te votes”, thuhet me tej ne leter.

Sipas kreut socialist, “asnje qytetar i vendeve anetare te NATO-s nuk paguan per te votuar. Taksa a votes, percjell jo vetem nje fryme anti-demokratike ne Shqiperi, por edhe nje mesazh te gabuar tek partneret tane nderkombetar ne kete moment kaq te rendesishem, kur Shqiperia duhet te provoje me zgjedhje absolutisht te lira e te ndershme se e meriton besimin dhe mbeshtetjen e tyre te jashtezakonshme”.

Rama thekson se “taksa a votes nuk eshte nje ceshtje politike. Taksa a votes eshte nje çeshtje parimore. Cdo shqiptar e shqiptare, pavaresisht nese jeton ne qytet apo ne fshat, nese eshte i varfer apo i pasur, nese eshte i punesuar, pensionist apo i papune, duhet te kete mundesine per te ushtruar te drejten e votes. Kjo eshte nje e drejte qe qytetaret nuk mund ta blejne dhe as nje sherbim qe qeveria duhet ta shese”.

“Qeverite te cilat kufizojne te drejten a shtetasve te tyre per te votuar, jane qeverite autoritare te se shkuares. Shqiperia, si nje shtet anetar ne NATO dhe aspirues per te qene pjese e Bashkimit Evropian, duhet te respektoje qytetaret e saj dhe te drejtat e tyre. Kjo nyje duhet zgjidhur pa humbur kohe, qe te kemi zgjedhje. Sot, me shune se kurre, eshte e nevojshme qe qeveria shqiptare te marre nje vendim te drejte, per te bere te mundur zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, nenvizon kreu socialist ne letren e tij. Shtetasit e Republikes tone nuk duhet te paguajne per te qene te lire. Degjojeni Zoti Kryeminister sa s’eshte vone zerin e arsyes se popullit sovran dhe adresojeni sa s’eshte kapercyer kufiri i fundit kohor kete problem, duke hequr taksen e votes e duke cliruar zgjedhjet nga zgjedha e pamundesise ekonomike te qindramijera njerezve per ta paguar kete takse absurde”, mbyllet letra.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta