
Edhe pse ne momente shume te veshtira, mes krizes financiare dhe luftes per mbijetese ne Superiore, Partizani vazhdon te jete shembulli per sa u takon tifozerive.
Pas krijimit te grupimeve te ndryshme ne mbeshtetje te skuadres, ne derbin e fundjaves me Tiranen, pritet te prezantohet “Brigada e Kuqe”.
E veçanta e ketij tifo-grupi eshte se ai do te shtrihet edhe jashte kryeqytetit, duke krijuar “fan club”-e edhe ne qytete te ndryshme te Shqiperise. “Sateliti” i pare i levizjes eshte krijuar ne Skrapar.
Ne vitin e pare te jetes, anetaresimet ne kete grupim do te behen falas, ndersa me pas donacionet mbeten ne deshiren e anetareve. Sipas organizatoreve “kushti kryesor eshte dashuria per Partizanin”, nderkohe qe edhe rregullat e grupit jane mjaft te veçanta. Nuk lejohet sharja apo ofendimi i lojtareve, trajnerit dhe stafit te kuq gjate ndeshjeve, pavaresisht rezultatit. Nje tjeter “rregull” eshte se kenga dhe brohoritjet ne tribuna nuk do te ndalojne asnjehere, pa marre parasysh rezultatin.
Top Channel