
Jose Mourinho udheton drejt Torinos me nje objektiv te qarte, fitoren. Tekniku zikalter nuk do te mendoje per barazimin pasi kerkon qe skuadra e tij te tregoje se e meriton vertet titullin kampion te ketij sezoni.
“Eshte nje ndeshje e madhe qe ka nga pas nje histori te gjate dhe te lavdishme, por deshira ime eshte qe te fitojme. Duhet te bejme kujdes sepse edhe me tre pike ne xhep nuk do ndihesha ende kampion”, shprehet portugezi, skuadra e te cilit eshte shkeputur 10 pike nga Juventusi.
“Per bardhezinjte do jete e veshtire te na marrin kete kampionat. Jemi te paret sepse kemi qene me te forte se te tjeret. Inter e meriton ta fitoje kampionatin. Nese ata thone se mund te fitojne kampionatin apo gjithcka eshte mbyllur, kjo nuk ndikon ne mentalitetin tim”, shpjegon Mourinho.
Me pas, ai ka shigjetuar drejtuesit e Juventusit, perfshi ketu edhe trajnerin. “Gjate pushimit dimeror thane se Inter do humbiste pike, me pas thane se synojne Champions League, tani presin ndeshjen e Torinos, ndersa me pas Kupen e Italise. Po luajne me fjalet dhe kush ben nje gje te tille luan edhe me emocionet. Jane te zotet, jane dinake. Nuk besoj se Juve duhet te justifikohet pasi kane dhene maksimumin qe ne fillim te sezonit”, shton portugezi.
Top Channel