Higuan karikon Realin: Kampionati eshte i mundur

17/04/2009 15:45

Real Madrid ndodhet 6 pike larg Barcelones qe udheheq Primera Division, por sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain karikon shoket e skuadres, duke kerkuar qe ata te bejne maksimumin ne keto jave te fundit.

“Do jete e veshtire por jemi shume te perqendruar per te kerkuar afrimin me Barcelonen dhe per te fituar kampionatin. Gjendja mund te ndryshoje nese Getafe do arrije t’i ndale katalanasit por edhe ne duhet te perpiqemi te fitojme ndaj Recreativo Huelva”, thekson ai.

Nderkohe, pervec liges Higuain ka ne mendje edhe kombetaren e Argjentines. “Kam besim te madh dhe shpresoj qe Maradona te me therrase sa me shpejt. Por gjeja me e rendesishme per momentin eshte fitorja e kampionatit dhe te perpiqem te shenoj sa me shume gola me fanelen e Real Madrid”, perfundon Gonzalo Higuain.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta