Provera: Ibra i pashitshem? Per 100 milione jo…

16/04/2009 17:55

Skuadrat e medha te Serie A rrezikojne te humbasin lojtaret qe i japin shkelqimin ketij kampionati. Nje sinjal i forte per kete vjen nga Interi, ku aksioneri i shoqerise Marco Tronchetti Provera nuk e ka cilesuar si te pashitshem suedezin Zlatan Ibrahimovic, lojtari me i mire ne radhet e zikalterve.

Ne nje interviste dhene per televizionin me pagese “Sky”, ai eshte shprehur se shoqeria do ta marre ne konsiderate nese vjen nje oferte prej 100 milione eurosh. Kjo deklarate i hap rrugen ankandit per skuadrat qe deshirojne te pervetesojne shtatlartin e sulmit zikalter.

“100 milione per Ibra-n? Eshte nje pyetje qe duhet t’ia beni Moratti-t por besoj se edhe une e di pergjigjen. Perpara ketyre shifrave do ishte e veshtire te refuzonim”, thekson Provera. Eleminimi i hershem nga Champions League shtoi mosmarreveshjet mes klubit dhe lojtarit, i cili ka dhene sinjale se deshiron ta vazhdoje karrieren diku tjeter ku mund te jete i suksesshem edhe ne arenen nderkombetare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta