Manchester United, oferte per Gigi Guffon

16/04/2009 19:45

Qyteti i Manchester “cmendet” per portierin italian te Juventusit, Gigi Buffon. Pas zerave per nje oferte te majme nga ana e Manchester City-t, ne gare eshte futur edhe skuadra me e famshme e qytetit, Manchester United.

Sipas “Daily Mail”, klubi i Alex Ferguson ka ofruar disa miliona, por shifra nuk eshte saktesuar ende. Nga ana tjeter, agjenti i portierit, Silvano Martina, pergenjeshtron gjithcka edhe pse kjo eshte bere nje praktike e njohur tashme.

“Nuk kam asgje per te thene. Jam i lodhur duke komentuar gjithmone nje gje qe nuk eshte. E njoh ambientin e Manchester United por mund te konfirmoj se asgje nuk eshte e vertete nga ato qe shkruhet”, shprehet ai.

Gjate merkatos se dimrit, City i ofroi Juventusit 60 milione euro, por shoqeria bardhezi nuk pranoi. Gjerat mund te ndryshojne ne merkaton e veres, pasi mesa duket drejtuesit bardhezi po vleresojne se mosha e portierit nuk eshte me e re dhe rendimenti i tij gjate muajve te fundit nuk ka qene nje nga me te miret.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta