Debate te ashpra jane ndezur pas gares se Katarit, e para e sezonit te ri per Moto GP.
Prekja e lehte e dy motorreve, atij te spanjollit Dani Pedrosa dhe italianit Alex De Angelis ka ngjallur zemerimin e iberikut. Piloti i Honda-s zyrtare e ka akuzuar De Angelis, duke thene se ai e perplasi qellimisht. “U perplas qellimisht per te me rrezuar. Nuk pati asnje fije respekti por jeta do ta shperbleje”, shprehet spanjolli.
Nga ana tjeter, italiani deklaron se ne perfundim te gares u thirr nga drejtuesit e pistes per te zbardhur kete episod. “Me vjen shume keq per ate qe ndodhi por dua te them se gjithcka ishte e pavullnetshme”, replikon De Angelis, i cili nuk eshte denuar nga komisaret e pistes per momentin e kontaktit.
Top Channel