Trajneri i Bayern Muchen, Juergen Klinsmann ka nisur nje beteje ligjore ndaj gazetes “Tageszeitung” qe publikoi nje fotomontazh ku ai ishte kryqezuar.
Gjate festes se Pashkeve, gazeta ne fjale publikoi foton me Klimsnann te kryqezuar, duke kerkuar ne kete menyre largimin e tij nga pankina e kampioneve te Gjermanise pas zhgenjimit te ndeshjeve te fundit ku bie ne sy humbja e thelle 4-0 me Barcelonen.
Edhe ne kampionat punet nuk shkojne mire per bavarezet pasi vendi i pare mbahet nga Wolfsburg, skuader e cila e shkaterroi Bayern-in 5-1 para dy javesh. Klinsmann e mori drejtimin e skuadres ne fillim te ketij sezoni pasi zuri vendin e Otmar Hotzfeld, i cili eshte emeruar ne stolin e kombetares se Zvicres.
Top Channel