Bello: Ja arsyet pse u përjashtuan Shala dhe Guri

14/04/2009 09:00

Atletja Klodiana Shala dhe mundësi Elis Guri janë përjashtuar nga Lojërat Mesdhetare. Vendimi u mor pak ditë më parë nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it.

Në momentin e marrjes së vendimeve ka munguar qartësia e plotë rreth këtyre masave të ndërmarra. Dhe vetëm dje është hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë çështje.

Ishte sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ai që ka sqaruar se si u morën vendimet për përjashtimin e dy sportistëve, Guri e Shala, nga Lojërat Mesdhetare. “Ne kemi një komision etike, i cili bën propozimin e tij dhe një Komitet Ekzekutiv që merr vendime, u shpreh dje ai.

Për Shalën, propozimi dhe vendimi janë bërë, pasi statuti nuk të lejon të jesh në dy organe të ndryshme drejtuese”. Atletja është anëtare e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it, ndërsa është zgjedhur edhe në organet drejtuese të Asamblesë së Jashtëzakonshme të 20 marsit të këtij viti, të cilën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) nuk e njeh. “Për mundësin Elis Guri, vendimi është marrë për ndikimin e tij në dështimin e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH-it më 6 dhjetor të vitit të kaluar”, ka nënvizuar Bello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA