GJND, brenda 17 prillit deklarata e Prishtines
13/04/2009 15:35
Prishtina zyrtare do te dale me nje qendrim serioz ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, te ciles Serbia do t’i kerkoje nje keshille mbi legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.
Lajmin e ka bere te ditur zevendesministrja e Jashtme, Vlora Citaku, sipas te ciles pala kosovare do t’i dergoje nje deklarate fillestare GJND-se brenda dates 17 prill, duke respektuar me perpikmeri te gjitha afatet e vendosura prej saj.
Institucionet kosovare deklarojne se jane te mirepergatitura per seancen qe do te zhvillohet ne kete gjykate, por opozita shprehet skeptike lidhur me kete qendrim.
Vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pritet te ndikoje ne njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves.
Top Channel