Chelsea nuk njeh pengesa qe prej mberritjes se Guus Hiddink dhe kjo ka bere qe lojtaret te kerkojne qendrimin e holandezit edhe pas fundit te ketij sezoni ai ka njoftuar largimin drejt Rusise.
Tekniku i kombetares se Rusise po e ben mjaft mire punen ne “Stamford Bridge”, duke marre mbeshtetjen e te gjithe grupit te bluve. Kapiteni John Terry shpreson qe ai ta rishikoje edhe nje here vendimin e tij.
“Gjithcka po shkon shume mire qe kur Hiddink ka ardhur dhe besoj se duhet qe drejtuesit e skuadres te bisedojne me te per te ardhmen. Nese ne vazhdojme te ecim me kete hap, atehere ka vetem nje zgjidhje te mundshme”, shprehet mbrojtesi i bluve te Londres.
Nje gje te tille ia ka kerkuar edhe mesfushori gjerman Michael Ballack, sipas te cilit, trajneri holandez duhet ta vazhdoje karrieren ne Londer pasi ai ka treguar se si mund te fitohet ne vazhdimesi me nje skuader te tille si Chelsea.
Top Channel