Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar ne nje interviste per BBC-ne se partia e tij ne zgjedhjet lokale ne Maqedoni ka dale fitimtare.
Ahmeti e sheh humbjen ne Tetove dhe ne Gostivar si sfide per kete force politike.
“Pas vitit 2002 kur BDI ka patur kulmin e fitores, kjo eshte fitorja e dyte qe BDI, siguron me 135 mije vota. Humbja ne Tetove dhe ne Gostivar, do te thote qe BDI do te angazhohet qe ne te ardhmen te behet edhe me e forte”, ka thene Ahmeti.
Sipas tij, fitorja ne keto zgjedhje eshte procesi zgjedhor i rregullt dhe demokratik. “Mundesia u eshte krijuar te gjithe njerezve qe kane qene ne gare te zhvillojne nje fushate te qete, pa ushtrim dhune pa presione, pa terror psikologjik”, u shpreh Ahmeti.
Top Channel