Menjehere pas zgjedhjeve ne Parlamentin Evropian, negociatori i OKB-se per ceshtjen e emrit kushtetues te Maqedonise do te pershpejtoje procesin per zgjidhjen e ketij kontesti.
Lajmin e bejne te ditur mediat greke, sipas te cilave negociatori do te dale me nje propozim te ri per Shkupin dhe Athinen.
Qellimi i ndermjetesit eshte zgjidhja e kontestit me qellim shmangien e vonesave te anetaresimit te Maqedonise ne NATO.
“Greqia ndodhet para nje procesi te rendesishem per ceshtjet kombetare dhe menjehere pas zgjedhjeve per eurodeputete do te pasojne vendime te medha”, deklarojne burimet.
Ato shtojne me tej se me marrjen e presidences se BE nga Suedia, Greqia do te perballet me nje kryesim te veshtire qe favorizon Shkupin dhe Turqine.
Top Channel