Zihet me vjehrren, pret kumbullat e kopshtit

10/04/2009 08:25

Shprehja popullore “Per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhine” duket se ka gjetur vend ne nje fshat malor te Rrethit te Elbasanit. Nusja, per inat te vjehrres, ka prere kumbullat dhe dardhat e kopshtit.

Ngjarja groteske ka ndodhur ne fshatin Labinot Mal, rreth 40 kilometra larg qytetit te Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare te policise, behet e ditur se 38-vjecarja, Shpresa Muca ka prere me dashje te 14 rrenjet e kumbullave qe kishte mbjelle ne bahce vjehrri i saj, 70-vjecari Islam Muca.

I njejti burim konfirmon se 38-vjecarja, gjate marrjes ne pyetje, ka pranuar fajin dhe tashme ajo po ndiqet penalisht ne gjendje te lire per vepren penale te “shkaterrimit te prones”. Gjithçka kishte nisur pas nje konflikti me nenen e bashkeshortit. Persona te aferm me familjen Muça pohojne se vjehrra e kishte fyer nusen, duke i thene se ishte dembele dhe jetonte vetem me te ardhurat qe i sillte i shoqi ne kurbet.

Kaq eshte dashur qe nusja “te inatosej” dhe te hakmerrej per fyerjen qe kishte pesuar. Shpresa, nene e dy femijeve, eshte çuar naten, kur te gjithe flinin dhe ka marre sepaten dhe ne pak minuta ka rrezuar pertoke 14 rrenjet e kumbullave dhe dardhave qe ndodheshin te bahçen ngjitur me shtepine. Tashme materialet ne ngarkim te gruas i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Elbasanit per veprime te metejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta