
Qeveria manipulon shifrat zyrtare te papunesise duke fshehur realitetin.
Ky eshte konstatimi i PS, e cila permes nensekretarit per programin, Ervin Bushati, thote se kryeministri nuk ka mbajtur premtimin per hapjen e 200 mije vendeve pune
“Qeveria deklaron se papunesia ne fshat eshte vetem 2%: Niveli me i ulet i papunesise ne bote dhe kjo ne kohe krize. Nderkohe ne qytete ky nivel shkon 28%, kur ka dhe qytete te medha si Shkodra ku niveli i papunesise eshte ne shifrat 45%. Sipas kesaj llogjike cinike te qeverise qe tallet me shqiptaret kudo, qytetaret do te duhej te rendnin per t’u punesuar ne bujqesi”, u shpreh Bushati.
Papunesia, tha Bushati, eshte shkakur kryesor i emigracionit masiv dhe shtoi se PS do te krijoje kushtet qe tregu i punes te jete funksional ne nje ekonomi me zhvillim te harmonizuar qe mbart shanse te barabarte per te gjithe dhe jo sic tha zyrtari i PS-se vetem per njerezit e afert te kryeministrit.
Top Channel