Penn, nga Dr. House ne Shtepine e Bardhe

10/04/2009 17:55

Me mire ne Shtepine e Bardhe se sa ne sheshin e xhirimeve. Aktori amerikan me origjine indiane Kal Penn, i cili luan ne rolin e Lawrence Kutner tek seriali Dr.House, ka preferuar te vazhdoje karrieren politike, duke lene pas dore kinemane.

Ai eshte emeruar pergjegjes ne zyren e maredhenieve me publikun ne Shtepine e Bardhe. Puna e Penn do te perqendrohet tek komunitetet me origjine aziatike, por Penn premton se nuk e ka braktisur perfundimisht kinemane. “Nuk do terhiqem por tani jam thirrur per te zhvilluar nje pune ne sherbimin publik”, tha ai para gazetareve.

Aktori ka marre pjese ne fushaten e presidentit Obama duke e mbeshtetur publikisht ne fjalimet qe ai ka mbajtur ne disa universitete. Vitin e shkuar ai u shfaq si protagonist ne filmin “Harold and Kumar escape from Guantanamo Bay”, nje satire per burgun e te dyshuarve per terrorizem.

Ne episodin me te ri te serialit hit, transmetuar te henen ne rrjetin FOX, personazhi i interpretuar nga Penn u vetevra, duke dale perfundimisht nga skena.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta