Gjykata e Larte cliron Bashen

10/04/2009 12:05

Ka perfunduar pa filluar fare procesi gjyqesor ndaj ish- ministrit te Transporteve, Lulzim Basha (UPDATE).

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i shpalli te pavlefshme nga ana procedurale te gjitha veprimet e Prokurorise se Pergjithshme te kryera pas perfundimit te afatit ligjor te hetimit qe ishte 6 nentori 2008.

Kolegji Penal pushoi ceshtjen me vendim te formes se prere duke argumentuar me termin “pavlefshmeri absolute” edhe dergimin e kerkeses per gjykim ne Gjykaten e Larte.

Vendimi vijon me tej edhe me pavlefshmeri te dergimit te flete-thirrjes nga ana e prokuroreve ndaj Lulezim Bashes. Duke gjykuar keshtu, Kolegji madje deklaroi se ish- ministrit te Transporteve, Lulezim Basha i eshte shkelur e drejta kushtetuese per t’u njohur me aktet, duke e penguar ate qe te pergatitej per t’u mbrojtur. Gjykatesit argumentuan madje se e pavlefshme eshte edhe akuza e pabarazise ne tendera per dy te pandehurit, Lulezim Basha dhe Andi Toma, pasi akuza eshte ngritur jashte afateve hetimore.

Gjykata pohoi se gjen te pajustifikuar vakumin e kohes prej gati nje viti, gjate te cilit prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit dhe me pas njoftoi akuzen. Ne kete menyre Gjykata e Larte i ka dhene fund te gjithe odisese se hetimit per nje nga ceshtjet me te perfolura te qeverisjes se demokrateve, ate te abuzimeve me tenderin e segmentit rrugor Rreshen-Kalimash.

Dy jave me pare, i njejti vendim ishte marre edhe per ish-drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve, i gjendur nen te njejten akuzen me Bashen. Ministri i Jashtem ka dale i qete nga selia e Gjykates e Larte.

“Me vendimin e gjykates merr fund komploti ndaj aksit Rreshen-Kalimash. Sot eshte dita e vajtimit te komplotisteve kunder rruges Durres-Kukes”, eshte shprehur Basha.

Nderkohe qe Prokuroria kerkoi t’i jepej nje shans i dyte per ridergimin e flete-thirrjes ne adrese te ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, Gjykata e Larte u dha te drejte pretendimeve te avokateve mbrojtes, sic bene me pare ne dy vendime, Gjykata e Shkalles me te ulet.

Por pertej retorikes politike dhe vendimit te Gjykates se Larte, ish-ministri i Transporteve nuk mundur dot te marre vendimin e pafajesise per akuzat e bera nga prokuroria, e cila thote se nuk do te heqe dore nga dosja hetimore, megjithese tashme eshte e detyruar ta nise te gjithe proceduren nga e para.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta