
Pllakat e varreve te 20 deshmoreve delvinjote, te rene ne lufte, jane gjetur te dhunuara. Disa nga pllakat jane gjetur te hedhura pertoke te thyera, ndersa te tjera thjesht te hequra nga vendi.
Menyra se si jane demtuar ka bere te mendohet se ka qene “faji” i nxenesve te shkolles “Kosta Cavo” te ketij qyteti, qe gjendet fare prane me kodrinen ku jane ngritur varrezat e deshmoreve.
Keto te fundit mesohet se mirembaheshin nga sherbimi komunal, por pa ndonje perkujdesje te posacme. Nuk kishin porte, apo roje qe te kujdesej per ruajtjen e tyre nga demtime te mundshme.
Policia ka nisur punen per identifikimin e autoreve te demtimit, por nga shqyrtimi i vendit dhe hetimeve paraprake eshte vleresuar si “pune kalamajsh”. Kreu i bashkise ka organizuar nisjen e riparimit te demeve, ne ate mase qe jane, duke perdorur fonde nga bashkia.
Top Channel