Topi dekreton ligjin e legalizimeve

09/04/2009 08:30

Presidenti Bamir Topi dekretoi ligjin per legalizimin dhe urbanizimin e ndertimeve pa leje te miratuar pak dite me pare nga kuvendi vetem me votat e mazhorances.

Opozita u shpreh kunder ketij ligji, duke pretenduar se me miratimin e tij qeveria i merr kompetencat pushtetit vendor dhe ia kalon ato ALUIZNI-t, nje institucion i cili ne baze te ligjit eshte ne varesi te qeverise.

Pertej akuzave te opozites, mazhoranca pretendon se nepermjet ketij ligji synohet rregullimi i nje boshlleku ligjor, i krijuar nga vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese. Ky institucion, ne vendimin e publikuar me date 2 shkurt 2008, shfuqizoi si te papajtueshem me Kushtetuten dhe me Karten Evropiane te Autonomise Lokale disa nene te ligjit per legalizimin dhe urbanizimin e ndertimeve pa leje.

Nepermjet ketij ndryshimi, qeveria percakton qe t’ia marre kompetencat pushtetit vendor, duke ia kaluar ato ALUIZNI-t kur lokalet tejkalojne afatet.  

Top Channel